Flash News

POLITIKOFF

"Emily in Paris", sa është klishe dhe sa real

"Emily in Paris", sa është klishe dhe sa real

Në rast se nuk e keni parë, "Emily In Paris" është një dramë komike për - ashtu siç e sugjeron titulli - një grua të quajtur Emily e cila zhvendoset në Paris.

Emily (që luhet nga Lily Collins)është në të 20-tat e saj dhe zhvendoset në kryeqytetin francez, në Paris për një punë në marketing.

Ky seril është kritikuar shumë për idealizimin që i është bërë qytetit. Pra, sa steritipike bëhet?

Çfarë kanë thënë kritikët?

"Gjysma e parë e sezonit është një ekzorcizëm i të gjitha klisheve franceze që shkrimtarët mund të mendonin, të spërkatura sikur nuk mund t`i mbanin brenda,"- ka shkruar Rebecca Nicholson në "Guardian".

Krijuesi i "Emily in Paris", Darren Star - i cili ka krijuar dhe "Sex and the City"-  ka thënë për "The Hollywood Reporter" se ai dëshironte të tregonte atë në mënyrë të mrekullueshme dhe synimi i tij ishte si një "letër dashurie për Parisin".

Sidoqoftë, pavarësisht kritikave, kjo është një nga 10 shfaqjet më të ndjekura në Netflix qëkur u publikua.

 

Të fundit