Flash News

POLITIKOFF

Emma Roberts bëhet nënë për herë të parë, zbulohet emri i vogëlushit

Emma Roberts bëhet nënë për herë të parë,

Aktorja e njohur, Emma Roberts është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka mirëpritur fëmijën e parë me të dashurin 36 vjeçar, Garret Hedlund.

Sipas mediave ndërkombëtare, aktorja është bekuar me një djalë të cilin e ka quajtur Rhodes.

Kujtojmë që performuesja e “Scream Queens” ka konfirmuar shtatzëninë me aktorin e “Mudbound” në gusht, në një status të publikuar në rrjete sociale.

Në një intervistë për Cosmopolitan në nëntor, Robeerts deklaroi se duhej të ngrinte vezët për t’u siguruar që ajo do të ishte në gjendje të kishte fëmijë në të ardhmen.

“Unë gjithashtu u tmerrova. Vetëm vendimi për ta kaluar atë dhe për të zbuluar, ndoshta, se nuk do isha në gjendje të kisha fëmijë”, ka thënë Roberts.

Të fundit