Flash News

POLITIKOFF

Mamaqi kërkon ndjesë për shkeljen e masave antiCovid  dhe bën një akuzë: Dendësia e njerëzve nuk ishte më e madhe se në autobus

Mamaqi kërkon ndjesë për shkeljen e masave antiCovid  dhe

Kundrejt Ermal Mamaqit ka pasur një pakënaqësi masive për shkak të grumbullimeve që ka bërë me trajnimet që ai zhvillon dhe fotot e publikuara nga vetë ai, qarkulluan kudo në rrjet.

Lidhur me këtë situatë, reagoi dhe kryeministri Rama dje, i cili tha edhe pse Mamaqin e ka mik, i dha një shembull, te keq shqiptarëve. Ndërkohe, dje po ashtu  zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila u detyrua të përgjigjej, pasi u pyet tri herë nga gazetarët për aktivitetin e Mamaqit, tha se komediani është gjobitur.

Tani ka reaguar dhe Ermal Mamaqi i cili ka kërkuar një falje publike por edhe ka hehdur akuza duke thënë se nuk është i vetmi që i bën këto grumbullime.

Postimi i plotë:

Miq të dashur, ju kërkoj ndjesë për shqetësimin që ju është krijuar nga fotoja e aktivitetit.

Më lejoni t'ju sqaroj që trajnimi Mendo Ndrysho pritej të bëhej nga një grup i vogël njerëzish, kryesisht stafi ynë, duke respektuar masat e Covidit.
Por ndodhi që në trajnim erdhën më shumë nga çfarë ishte planifikuar dhe e kishim të vështirë të mos ti pranonim brenda...

Sidoqoftë edhe pse u munduam të kishim një distancë si ajo që është në kinematë që vazhdojnë aktivitetin, marr përgjegjësi të plotë për rastin që nuk duhet të ndodhte.

E di që situata që po kalon i gjithë planeti është shumë sfiduese.
Por pikërisht kjo situatë më ka shtyrë të bëj këtë që po bëj tani. Të ndaj me ju mësime që i kam mësuar nga më të mirët dhe i kam aplikuar në jetën time.
Ajo që ndodh në këto trajnime është e mrekullueshme, njerzit janë më të motivuar për jetën, punën dhe të ardhmen. A nuk është kjo ajo që duam?
Më falni Miq që nuk jam modest, por nuk mund ta mbaj vetëm për vete diçka që e di me siguri se tranformon jetën tuaj dhe e bën atë më të bukur dhe me vlerë.

Ju falenderoj për mirëkuptimin dhe ju sqaroj përsëri që dendësia e njerëzve në sallë nuk ishte më e madhe se ajo që është në autobus, Korçë ose kur kanë oferta qëndrat tregtare.

Ju uroj të gjithëve që të jeni mirë bashkë me familjet tuaja!

Deri në rikthimin e normalitetit trajnimet do të jenë të gjitha online.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial)

Të fundit