Flash News

POLITIKOFF

Ermal Meta bën të ditur datën e re të koncertit të tij në Tiranë

Ermal Meta bën të ditur datën e re të koncertit të tij

Disa kohë më parë, Ermal Meta bëri me dije se do të rikthehej me një koncert në Shqipëri dhe data që do të vinte ishte 26 korrik nuk dihen arsyet anulimit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic)

Megjithatë, artisti shqiptar ka bërë publike datën e re të koncerit, që do të jetë me 17 shtator në satadiumin "Air Albania" dhe Meta ka theksuar se koncerti do të jetë falas ndërsa premton se bashkë me fansat e tij, do të ndërtojnë një tjetër kujtim të paharrueshëm për të gjithë.

“Siç ishte premtuar ne kemi një datë të re. Pas Taorminës, ne gjithashtu do të këndojmë së bashku nën qiellin e Tiranës. Më 17 shtator në stadiumin “Air Albania” do të ndërtojmë së bashku një tjetër kujtim të bukur. Koncerti do të jetë falas dhe ju mund të regjistroheni nga e marta 25 gusht në lidhjen që gjeni në story: Ju pres!”- shkruan Meta në profilin e tij në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic)

Të fundit