Flash News

POLITIKOFF

Ermal Meta rikthehet në Tiranë për një tjetër koncert

Ermal Meta rikthehet në Tiranë për një tjetër koncert

Ermal Meta do të rikthehet në Tiranë për një tjetër koncert. Këngëtari me origjinë shqiptare po shijon suksesin e tij të madh në Itali dhe po ashtu është një nga këngëtarët e preferuar edhe për shqiptarët.

Lajmin e koncertit në Tiranë, Ermali e ka bërë vetë me dijë përmes një interviste për mediat italiane.

"Në 29 korrik do të jem në Stadiumin Air Albania në Tiranë. Kanë kaluar 30 vjet që kur regjimi komunist ka rënë dhe ne menduam ta festonim me muzikë. Unë jam italian dhe shqiptar dhe kam zgjedhur të bëj një koncert për nder të njerëzve nga vendi ku vij, të cilët arritën të fitojnë lirinë. Kanë ndodhur shumë gjëra vitet e fundit dhe lidhja e midis Italisë dhe Shqipërisë, dy vende të ndara nga vetëm 70 kilometra det, është e me të vërtet e bukur,”- ka treguar këngëtari për mediat italiane.

Të fundit