Flash News

POLITIKOFF

Eurovision 2023 do të mbahet në Liverpul

Eurovision 2023 do të mbahet në Liverpul

Liverpooli është përzgjedhur si qyteti pritës për Festivalin e 67-të të Këngës në Eurovizion.

Finalja e Madhe e Eurovision Song Contest 2023 do të zhvillohet në Liverpool Arena pranë lumit Mersey të shtunën më 13 maj me gjysmëfinale të martën më 9 dhe të enjten më 11 maj.

BBC, së bashku me Unionin Evropian të Transmetuesve (EBU), do të organizojnë Konkursin në konsultim me UA:PBC, transmetuesin publik të Ukrainës dhe fituesit e vitit të kaluar të Konkursit.

“Liverpooli është vendi ideal për të pritur Festivalin e 67-të të Këngës në Eurovizion në emër të Ukrainës.

Qyteti është sinonim i muzikës dhe Liverpool Arena tejkalon të gjitha kërkesat e nevojshme për të organizuar një ngjarje globale të kësaj shkalle”, tha Mbikëqyrësi Ekzekutiv i Eurovision Song Contest Martin Österdahl.

Orkestra Kalush që përfaqësonte Ukrainën ishin fituesit e vitit 2022, por organizatorët vendosën që festivali të mos zhvillohet atje për shkak të luftës.

Duke qenë se Mbretëria e Bashkuar u rendit e dyta në konkurs, fiton automatikisht të drejtën për të qenë vend  mikpritës.

Të fundit