Flash News

POLITIKOFF

Facebook do të ndryshojë së shpejti emrin

Facebook do të ndryshojë së shpejti emrin

Facebook është një nga rrjetet sociale më të përdorura por shumë shpejt ky rrjet social nuk do të quhet më "Facebook".

Pas përfshirjes në shumë skandale që lidhen me të dhënat e personave të regjistruar në gjigantin social dhe shumëçka tjetër, sipas Daily Mail, rrjeti më i madh social që ka në zotërim edhe Instagram e WhatssApp do të ndryshojë emrin, si një mënyrë për të “pastruar” imazhin.

Facebook do të ndryshojë së shpejti emrin

Thuhet se drejtori ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, planifikon të flasë për ndryshimin e emrit në konferencën vjetore të kompanisë në 28 tetor, por mund të zbulohet edhe më shpejt, sipas Verge.

Në shtator, Facebook njoftoi se fillimisht do të investonte 50 milionë dollarë për ta ndërtuar, një veprim që Mark Zuckerberg e përshkroi si të rëndësishëm për të ardhmen e kompanisë. Të martën, u lajmërua se do të hapeshin 10.000 vende pune në Bashkimin Evropian gjatë pesë viteve të ardhshme për të ndihmuar në ndërtimin e kësaj metaverse.

Facebook do të ndryshojë së shpejti emrin

Verge thotë se një emër i mundshëm për kompaninë mund të jetë “Horizon”, pasi së fundmi edhe platformën e lojërave VR u quajt “Horizon Worlds”.

Facebook do të ndryshojë së shpejti emrin

Të fundit