Flash News

POLITIKOFF

Çfarë dhuratë i bëri Meghan Markle Princit William

Çfarë dhuratë i bëri Meghan Markle  Princit William

Ishte një dhuratë "vrasëse". Meghan Markle thuhet se i dhuroi Princ William një lugë me fjalët "vrasës i drithërave" të gdhendur në të për Krishtlindje në 2017.

Kjo është ajo që thuhet në librin "Finding Freedom" - shkruar nga Omid Scobie dhe Carolyn Durand - i cili kohët e fundit është rishfaqur në Internet. Në dhjetor 2017, Markle sapo kishte njoftuae fejesën e saj me Princ Harry dhe thuhet se donte t'i bënte përshtypje William.

Anëtarët e Familjes Mbretërore kanë shkëmbyer prej kohësh "dhurata të lira" për sezonin festiv me nnëri-tjetrin, duke e bërë yllin e "Suits" të vihej në kërkim të dhuratës së përsosur për të nxjerrë në pah sensin e saj të humorit. “Sfida më e madhe e Meghan ishte gjetja e dhuratave perfekte për të argëtuar familjen e saj të re të madhe”, shkruhet në libër. "Të paktën njëra nga dhuratat e saj ishte një sukses i madh - një lugë për William që kishte të shkruar "vrasësi i drithërave"."

William thuhet se u impresionua nga dhurata e çuditshme e Markle, me aktoren që la një përshtypje të fortë për Krishtlindje– të cilat ishin të parat që ajo kaloi me Familjen Mbretërore.

Por, shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë dhe tashmë mes Harry-Meghan dhe William-Kate nuk shkëmbehen më dhurata.

 

Të fundit