Flash News

POLITIKOFF

Çfarë është "e premtja e zezë" (a.k.a 'Black Friday')?

Çfarë është "e premtja e zezë" (a.k.a

"E premtja e zezë" që njihet në termin anglisht si "Black Friday (edhe në vendin tonë) është dita pas festës së "Ditës së Falënderimeve" të enjten e fundit të Nëntorit. Pra, është shumë amerikane.

Por si çdo gjë amerikane, huazohet edhe në vendin tonë dhe për shkaqe marketingu pothuajse në të gjithë botën.

Çfarë është "e premtja e zezë" (a.k.a

Pse çështje marketingu?

Sepse "Black Friday" është dita më e madhe e shitjeve me pakicë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (dhe pothuajse në të gjithë botën), shpesh e konsideruar si fillimi jozyrtar i sezonit të blerjeve të festave.

"Cyber Monday", e hëna pas të 'Premtes së Zezë', është një ngjarje 24-orëshe për blerje në internet që u krijua për të bindur njerëzit të bëjnë blerjet e tyre në internet dhe tani shihet si një zgjatje e shitjeve të së 'Premtes së Zezë'.

Çfarë është "e premtja e zezë" (a.k.a

Në fakt "Black Friday" (E premtja e zezë) është të premten e ardhshme, pra me 26 nëntor, por shumë dyqane fizike dhe online, uljet i kanë nisur që sot, për të ofruar sa më shumë klientë.

Të fundit