Flash News

POLITIKOFF

Çfarë po e shkatërron lëkurën tuaj çdo ditë

Çfarë po e shkatërron lëkurën tuaj çdo

Le ta pranojmë, të gjithë shpresojmë shumë që lëkura jonë plaket si vera, pra sa më e vjetër aq më e mirë. Dhe ndërsa pamja jonë është disi gjenetike, duhet të kuptojmë se 90% e mënyrës se si lëkura jonë plaket varet plotësisht nga ne dhe rutina jonë e përditshme të kujdesit për lëkurën.

Po cilat janë 10 nga zakonet e përditshmërisë që po ju shkatërrojnë lëkurën?

Shënim: Nuk është aq e vështirë t'i shmangni dhe të keni lëkurë më të mirë e më të shëndetshme.

Mos lejoni që produktet e flokëve të prekin fytyrën/lëkurën
Çfarë po e shkatërron lëkurën tuaj çdo

Shumë produkte të flokëve, duke përfshirë shampon, balsamin dhe  të tjerë që i përdorni për flokët, prodhojnë efekte të bllokimit të poreve të lëkurës dhe shkaktojnë akne, puçrra dhe irritime të tjera në lëkurë. Kjo ndodh sepse produktet e flokëve shpesh përbëhen nga sulfate që dihet që bllokojnë poret e lëkurës tuaj.

Për të parandaluar këtë, duhet të konsideroni kalimin në produkte jo-sulfate të flokëve. Për më tepër, për një mbrojtje më të mirë, është e dobishme të përdorni një lidhëse/papion për flokët që vendoset tek pjesa e ballit dhe ndihmon në mos kalimin e produkteve të flokëve në lëkurën e fytyrës.

Përdorimi i shumë produkteve për kujdesin e lëkurës

Ndërrimi i disa produkteve për kujdesin e lëkurës mund të jetë sfidues për lëkurën tuaj, pasi ruajtësit dhe përbërësit e rinj mund të kontribuojnë në mënyrë aktive në krijimin e akneve dhe të përkeqësojnë lëkurën tuaj. Kjo gjithashtu përfshin produkte të lëkurës për puçrra, të cilat mund të ndikojnë negativisht në lëkurën tuaj nëse i përdorni tepër. Në vend që të eksperimentoni me produkte të ndryshme të kujdesit të lëkurës, provoni t'i përmbaheni 1 ose 2 dhe jepni atyre kohë për të prodhuar një efekt të dobishëm në lëkurë.

Përdorimi i gabuar i produkteve për heqjen e qimeve në fytyrë
Çfarë po e shkatërron lëkurën tuaj çdo

Heqja e papërshtatshme e qimeve në fytyrë me produkte komedogjene që kanë karakteristika të bllokimit të poreve shpesh mund të shkaktojë krijimin e puçrrave në fytyrën tuaj. Pra, në thelb po shkëmbeni një problem për një tjetër.

Për t'u siguruar që jeni duke pastruar në mënyrë të saktë qimet e fytyrës dhe duke parandaluar acarime të mëtejshme në lëkurë, shmangni produktet me përbërësit më të zakonshëm të bllokimit të poreve (të tilla si vaji i kokosit, vaj palme dhe embrion gruri), qëndroni te produktet kozmetike jo toksike, dhe përpiquni të kërkoni produkte jo-komedogjene.

Udhëtimi drejt një destinacioni të ri

Kur jeni duke udhëtuar në jë ambient të ri, jeni duke e ekspozuar lëkurën në një mjedis të ri që mund të jetë i dëmshëm për lëkurën. Faktorë të tillë si efekti i diellit, nxehtësisë, të ftohtit dhe lagështisë mund të kontribuojnë në përkeqësimin e papritur të lëkurës, duke shkaktuar shpërthime të puçrrave.

Në mënyrë që të parandaloni çdo efekt negativ që një ndryshim mjedisi mund të paraqesë në lëkurën tuaj, është më mirë të përshtateni me kushtet e reja që po hyni. Shmangni ekspozimin e zgjatur të lëkurës dhe përdorni krem dielli, mundësisht me oksid zinku. Dhe nëse jeni të ekspozuar ndaj temperaturave të ftohta, përpiquni të shmangni dehidratimin e lëkurës.

Toksinat në produktin që heq grimin
Çfarë po e shkatërron lëkurën tuaj çdo

Një tjetër produkt kozmetik i zakonshëm që mund të shkaktojë bllokim të poreve dhe akne, janë përbërësit toksikë që gjenden në pastruesin e grimit. Ndërsa produktet e grimit janë vetë problematike, rutina e kujdesit për lëkurën që përdoret për të hequr grimin gjithashtu kontribuon në acarimin e lëkurës.

Edhe një herë, zgjidhja e këtij problemi do të ishte përdorimi i produkteve jo-komedogjene. Gjithashtu, ne do të sugjeronim të lani fytyrën tuaj plotësisht kur hiqni grimin për të hequr në mënyrë efektive çdo grumbullim të përbërjes, vajit dhe papastërtive pas një dite të gjatë.

Konsumimi i ushqimeve të përpunuara

Ushqimi me karbohidrate të larta, si ëmbëlsira ose burger, mund të provokojnë shpërthime të puçrrave. Për shkak të indeksit të lartë të glikemisë, ushqimi i pasur me karbohidrate mund të shkaktojë acarim të lëkurës pasi ndikon drejtpërdrejt në nivelet e sheqerit në gjak.

Për të siguruar që lëkura juaj nuk ndikohet negativisht nga një dietë me karbohidrate të larta, sigurohuni që të reduktoni ushqimet e përpunuara dhe të mbështeteni më shumë në ushqime me proteina të larta me substanca më të shëndetshme dhe natyrisht, të konsumoni shumë fruta dhe perime.

Gjumi përmbys (me bark)
Çfarë po e shkatërron lëkurën tuaj çdo

Jastëku thith gjithçka, dhe kur flini, fytyra juaj është e shtypur ngushtë me të gjitha materialet në jastëk, gjë që nga ana tjetër, shkakton akne dhe bllokon poret.

Larja me ujë shumë të nxehtë ose të ftohtë
Çfarë po e shkatërron lëkurën tuaj çdo

Kur bëhet fjalë për shëndetin e lëkurës, temperatura e ujit është thelbësore. Uji i ftohtë nuk heq në mënyrë efektive të gjitha grumbullimet e panevojshme në lëkurën tuaj, ndërsa dihet se uji i nxehtë irriton dhe than lëkurën. Temperatura më e mirë e ujit për pastrimin efektiv të lëkurës do të ishte e vakët, pasi largon grumbullimin në lëkurën tuaj duke ruajtur vajra të shëndetshëm gjatë procesit.

Moslarja e fytyrës në mëngjes

Grumbullimi i vajit, papastërtive dhe baktereve janë rezultat i gjumit të gjatë të natës. Dhe ndërsa flemë natën, lëkura jonë i nënshtrohet një procesi riparimi, i cili në kthim, bën që lëkura jonë të prodhojë vaj dhe toksina. Nëse ky grumbullim nuk është larë siç duhet në mëngjes, ajo mund të plakë seriozisht lëkurën e fytyrës, të kontribuojë drejtpërdrejt në më shumë rrudha dhe të ndërhyjë në produktet e kujdesit të lëkurës, të tilla si kremrat kundër diellit. Kjo është arsyeja pse rekomandohet të lani fytyrën tuaj së pari në mëngjes në mënyrë që të freskoheni, pastroni poret dhe të filloni ditën me lëkurë më të freskët.

Burimi: Bright Side

 

 

Të fundit