Flash News

POLITIKOFF

Fejohet Britney Spears dhe vëmendjen më të madhe e merr unaza e saj

Fejohet Britney Spears dhe vëmendjen më të madhe e merr unaza e

Për Britney Spears nuk ka qenë një periudhë e mirë por më në fund duket se po gjen lumturinë dhe lirinë e kërkuar prej vitesh. Pas procedurave që kanë nisur për ta "çliruar" atë nga kujdestaria 13-vjeçare e të atit, i dashuri i saj, Sam Asghari i ka propozuar për martesë.

"Nuk mund ta besoj,"- shkruan Britney krahas videos që ka posruar në profilin e saj në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Britney Spears (@britneyspears)

Lajmin e fejesës e kanë dhënë përmes një postimi në Instagram ku vetë Britney Spears ka postuar një video nga momenti i fejesës dhe ajo që ka marrë vëmendjen më të madh është unaza e saj. Unaza nga stilisti me bazë në New York Roman Malayev, ka mësuar ekskluzivisht për "Page Six".

Kjo unazë e veçantë dhe që nuk ka asnjë lloj tjetër të ngjashëm si ajo, përmban një gur të shkëlqyer të rrumbullakët 4 karat, i cili është përpunuar në një mjedis katedrale platini dhe është zgjeruar me një dizajn lundrues diamanti.

Për të shtuar një prekje sentimentale, Asghari gjithashtu k zgjedhur të gdhendë mbi unazë nofkën e këngëtares, “Lioness” ( që do të thotë“luaneshë” në shqip).

“Çdo stilist me të cilin fola për unazën ishte i mahnitshëm me ide të mrekullueshme, por unë thjesht "ngjita" me Roman – ne me të vërtetë u lidhëm me modelin dhe ai ishte aq i emocionuar sa unë për ta bërë atë të veçantë – kjo është arsyeja pse e zgjodha atë,” tha i fejuari i Britney Spears në një deklaratë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sam Asghari (@samasghari)

Të fundit