Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Romani alegorik “Ferma e Kafshëve” është një ndër librat më shpotitës dhe influencues të shekullit të 20- të, sepse nëpërmjet satirës, godet “animalizmin” , i cili në librin e Orwellit simbolizon komunizmin, specifikisht në Bashkimin Sovjetik. Edhe pse u përfundua në shkurt të vitit 1944, dritën e publikimit e pati më 17 gusht 1945, pas disa përpjekjesh të dështuara, ku shtëpi botuese britanike dhe amerikane nuk e morën përsiper botimin e saj pikërisht prej marrëdhënieve mjaft të koklavitura me aleatët sovjetë. Libri u konsiderua denigrues sepse pushtetarët në fermë ishin derra, personifikim ky i kastës drejtuese të BRSS-së, ku në krye qëndronte Napoleoni (Stalini) dhe krah të djathtë kishte Sokëllitësin (Molotovi). Derrat konvencionalisht shihen si qenie të pista, “zotër të llucës” dhe krahasimi I tyre me liderët sovjetikë, nga ana etike ishte mjaft i rëndë. Përveç këtij detaji, gjuha e përdorur ishte mjaft “therëse”, transformimi i derrave në fund të veprës poshtërues, grykësia e tyre, ekzekutimet e bëra të 4 derrave pasi Napoleoni mori komandën e fermës nëpërmjet qenve, janë simbol i “Terrorit të Madh” të vitit 1937, ku u vranë më se 1 milion njerëz. Vetëm nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, ky libër u botua, ku pati një sukses të menjëhershëm, sepse marrëdhëniet e BRSS-së me Perëndimin morën “të tatëpjetën” dhe nga “përkujdesja” e Anglisë për Stalinin, nëpërmjet censurimit të teksteve që sipas tyre përbaltnin aleatin e tyre të dashur, shkoi direkt në kahun e kundërt të një urrejtjeje për shtetin komunist. Orwell në fund të librit, si shtojcë, tregon për atmosferën mbytëse të censurës angleze që spikaste nga shtetet e tjera aleate.
Libri ka një stil thjeshtësisht të bukur, pa ngarkesa leksikore dhe ç’është më e rëndësishmja, kur kupton në thellësi kontekstin e veprës, gjë që kërkon një njohje mjaft të mirë të historisë europiane të shekullit të 20-të e kryesisht të historisë ruse, aty kupton gjerësinë e kompasit intelektual të Orwellit. Pothuaj në çdo paragraf ka sarkazëm dhe shumë prej tyre vlejnë të përmenden, por ajo që mbahet si epitomë e një “sulmi elegant” ndaj komunizmit është kjo: “Të gjitha kafshët janë të barabarta, por ka disa kafshë që janë më të barabarta se të tjerat”.
Kjo fjali ishte pjesë e tabelës se urdhëresave të “shokut” Napoleon, e cila ndryshohej sa herë ia kërkonte puna , gjithmonë në të mirë të fermës. Një ndër personazhet më të spikatura, dhe pse është protagonist në pak faqe është Majori plak, derri që nëpërmjet fjalimit të tij të fundmë, u bë frymëzim që të iniciohej kryengritja e kafshëve ndaj fermerit Xhounz, mbahet si një miksturë e Karl Marksit dhe Leninit. Në libër Majori dhe Topi I Borës (Trocki) jepen si personazhe mirëbërëse, liderë të drejtë dhe të mençur, gjë që na jep indikacion se Orwelli ka pasur një pikëpamje ndryshe nga një pjesë e konsiderueshme për figura si: Trocki dhe Marksi. Orwelli, siç pohon vetë tek shtojcat, i ka studiuar veprat e Marksit, dhe nëpërmjet librit, ai në mënyrë indirekte na thotë që Marksi është një figurë e keqkuptuar.
Në këtë libër simbolizohen mjaft ngjarje të bujshme historike si: “Revolucioni Bolshevik i Tetorit” 1917, nëpërmjet kryengritjes së kafshëve ndaj zotit Xhounz I cili përfaqëson Car Nikollën II, fillesa e tregtisë së derrave me Zotin Uimper, si analogji e “Revoltës së Kronshtadit” kundër bolshevikëve e vitit 1921 dhe përpjekja e kafshëve të fermës për të ndërtuar mullirin e erës, aluzion për “Planet 5 Vjeçare” sovjetike për përparimin e vendit nëpërmjet zhvillimit të industrisë së rëndë.
Jepet në mënyrë simbolike, puna e rëndë që kafshët bënin për ndërtimin e mullirit, sidomos e Grushtuesit dhe Benxhaminit. Sipas studiuesve P.Firshov dhe P.Davison, “Beteja e Mullirit”, ku grupi I fermerëve sulmon fermën, është alegori e “Betejës së Stalingradit” dhe asaj të Moskës në Luftën e Dytë Botërore.
Ka dhe mjaft alegori të tjera që përfshijnë një periudhë gati 30 vjeçare, ku një pjesë e tyre kalohen në mënyrë të përciptë, me shumë më pak dramacitet se ngjarjet reale, por në sytë e një lexuesi që i ka përjetuar ato ngjarje, ose të paktën që e ka të qartë tablonë e atyre viteve, sërish shkakton emocion. Orwelli si nëntitull të veprës, kishte përzgjedhur këtë: “Ferma e Kafshëve, Një Përrrallë Moderne”, dhe automatikisht ai heq “vargonjtë e pedantizmit”, duke ç’dramatizuar ngjarje që në të vërtetë kanë qenë tragjike për efekt të ruajtjes së trajtës alegorike të veprës. Derrat, me në krye Napoleonin, pësojnë një metamorfozë të frikshme,nisin të përngjasojnë me njerëzit duke fjetur nëpër shtretër, duke pirë alkohol, duke bërë tregti me fermerët dhe duke qëndruar me 2 këmbë. Kjo e fundit binte ndesh me rregullin e parë tek ë7 Urdhëresat”, ku thuhej që: “Çfarë ecën me 2 këmbë është armik” në “Katër këmbë mirë, dy këmbë më mirë”. Këto ndryshime në sjelljen e tyre ishin në përpjestim me ndryshimet e urdhëresave. Ky transformim përfaqëson aktet makabre që byroja politike e Bashkimit Sovjetik ndërmori ndaj popullatës dhe grupeve, që sipas “trumpetimit” komunist konsideroheshin reaksionare, por dhe egërsisë, “fodullëkut” dhe përpjekjes së tyre konstante për shtypjen e shtresës së varfër, e cila nuk kishte kurrfarë ndikimi në animet e anijes politike të BRSS-së.
Një ndër momentet kritike të veprës është shitja e Grushtuesit tek zoti Uimper , pasi ai kishte pësuar një aksident gjatë rindërtimit të mullirit. Ky moment shkakton pakënaqësi shumë të madhe tek kafshet e fermës, që mbushen me mllef dhe janë në zgrip të një kryengritjeje ndaj derrave, kjo si duket një dëshirë e flaktë e vetë Orwellit për kryengritje në BS dhe vendet e tjera të shtypura nga një regjim tejet i egër si “animalizmi oruellian”. Libri mbyllet me festën e derrave tok me njerëzit, ku rrëkëllejnë gotat dhe shqepen së ngrëni, e cila është aluzion i “Konferencës së Teheranit” e vitit 1943, që “fryhej” si marrëdhënie vëllazërore dhe e sinqertë mes BRSS-së dhe Perëndimit. Kjo “fasadë” u prish shpejt, duke i lënë vendin një tensioni të gjatë dhe me mjaft kosto si “Lufta e Ftohtë”, e cila mendohet që u parashikua nga Orwell-i në lojën e letrave mes derrave dhe njerëzve, ku Napoleoni dhe zoti Pilkington tentojnë skemën e asit spathi (ace of spades).
Një parashikim brilant i dhënë në mënyrë akoma më brilante në skenën e fundit, ku Benxhaminit i bëhet sikur sheh Napoleonin të marrë trajtën e zotit Xhounz. Historia tregoi që Orwelli kish të drejtë dhe fatmirësisht ai na la një manual alegorik mbi anët negative që komunizmi sjell dhe lë tek popujt fatkeqë që e kanë “mbajtur mbi shpinë” dhe trajektoren ogurzezë që do të përsëriste veten, ngjarjeve të njëpasnjëshme të vuajtjeve dhe humbjeve të mëdha. Bota i detyrohet një falenderim Orwellit, që i dha një vepër mbi atë ç’ka njerëzimi nuk duhet të jetë. Përmes satirës, ai afron të gjithë brezat, të gjithë njerëzit, që në një formë të caktuar, me nivele të ndryshme ndërgjegjeje, t’i shmangen së keqes që “animalizmi” sjell. Përtej kësaj, “Ferma e Kafshëve” qëlloi të jetë një profeci e madhe historike dhe artistike, për shkak edhe të rritjes së gjeografisë së “Fermës së Kafshëve” në gjysmën e Europës dhe në një gjysmë shekulli jetëgjatësi pas kohës së botimit të saj.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38