Flash News

POLITIKOFF

Fifi debaton ashpër me aktivisten dhe Zhaklin Lekatarin në protestë

Fifi debaton ashpër me aktivisten dhe Zhaklin Lekatarin në

Organizatorja e protestës së sotme kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave, nisur nga përdhunimi i 11-vjeçares në Kosovë, këngëtarja Fifi, ka debatuar me një protestuese.

Një aktiviste e shoqërisë civile po fliste në tubimin e sotëm në solidarizimin për ngjarjen  ku një 11 vjeçare u përdhunua nga 5 burra, por gjatë fjalës së mbajtur ajo falënderoi për organizimin e tubimit Zhaklina Lakatarin dhe Xhenin Karain.

Ky ka qenë momenti që ka nxitur debatin dhe ka bërë që Fifi të ndërhyjë me tone të ashpra ndaj protestueses por në sfond duket dhe Zhaklin Lekatari që i drejtohet Fifit me tone të ashpra.

“Faleminderit të gjithë ata që kanë dalë sot këtu, do doja të ishin shumë më shumë. Faleminderi Zhaklin për gjithçka bën, faleminderit Xhen për gjithçka bën. Faleminderit edhe ju që jeni personazhe të dukshëm shumë më lehtë se shumë të tjerë dehe sot keni gjetur kohën për të ardhur këtu.”- tha aktivistja, ndërsa Fifii pohoi me tone të ashpra asaj se kishte qenë ajo që e kishte organizuar këtë protestë, ndërsa u shpreh e revoltuar.

Pjesë nga debati:

Fifi: Jo jo, unë nuk kam ardhur. Unë e kam organizuar këtë gjë sot këtu.

Aktivistja: Nuk po ndaj pronat unë do them vetëm kaq… Për çfarë e ke realizuar?

Fifi: Nuk është vetëm që është organizuar. Kjo gjëja nuk kam parë asnjë njeri që të marrë një iniciativë për përdhunimin e 11-vjeçares përveç se në Instagram apo Fb (Bërtet)
Zhaklina: Kemi 10 vite që bëjmë iniciativa të tilla.
Fifi: Në Kosovë kanë bërë një ndryshim. Midis Prishtine ku jam rritur unë, nuk guxon me dalë motra ime, vëllau jem, mbesa jem.

Aktivistja: Unë besoj se femrat nuk duhet të ndahen, femrat duhet të bashkohen.

Ndërkohë teksa Fifi reagonte me tone të forta, pas saj qëndronte i dashuri i saj, Adisi.

Debati nis në minutën 02:00:

Të fundit