Flash News

POLITIKOFF

Fifi tregon për sakrificat e prindërve të saj: Shitën të gjithë floririn për mua

Fifi tregon për sakrificat e prindërve të saj: Shitën

Fifi është shprehur se prindërit e saj kanë shitur edhe florinjtë që mos ti mungonte asgjë. Artisja rrëfeu në "A live Night" me Ledion Liçon se ata i kanë dhënë mundësinë asaj të jetoj dhe dëshira e saj më e madhe është ti bëjë krenarë. 

 “Që nga mosha 6-vjeç a 7-vjeç deri në 22-vjeç me qenë të gjithë me valixhe në dorë është shumë e rëndë psikologjikisht. Për këtë arsye unë ia di rëndësinë çdo gjëje edhe më të vogël. Dua pak, por e dua me nder. Për këtë arsye çdo njeri që nuk ka e respektoj më shumë se një njeri që ka. Ata që kanë nuk i vlerësojnë gjërat që kanë ndërsa ata që nuk i kanë i’ua dinë vlerën.

Unë jam njeri që kam dashur gjithmonë të bëj krenar babin dhe nënën, ishalla e kam arrit qëllimin. Ata kanë shitur të gjithë floririn që kanë pasur për mua. Nëse unë them që kam sakrifikuar për ta, s’kam bërë asgjë. Ata më kanë dhënë mundësinë të jetoj që është gjëja më e bukur në botë. Nëse diçka në botë për mua është e shenjtë, për mua janë ata të dy,- tregoi ajo mbrëmë në Top Channel.

Të fundit