Flash News

POLITIKOFF

Bebe Rexha mban fjalën, një vit pas tërmetit i ndërton shtëpinë nga e para familjes në Bubq

Bebe Rexha mban fjalën, një vit pas tërmetit i ndërton

Një vit më parë, Bebe Rexha udhëtoi nga Amerika drejt Shqipërisë për të dhënë mbështetjen dhe solidarizimin e saj për shqiptarët që u përballën me tërmetin e fuqishëm që u mori jetën 51 personave dhe plagosi shumë të tjerë e la qindra njerëz pa shtëpi.

Bebe shkoi në një nga zonat e prekura të tërmetit të 26 nëntorit, në Bubq dhe premtoi se ajo vetë bashkë me të gjithë ata që do të kontribuonin do të ndërtonin një shtëpi të re nga e para për këtë familje.

Bebe e ka mbajtur premtimin. Në një video të postuar në Instagram, ku tregon familjen nga Bubqi duke hyrë në shtëpinë e re, ajo shkruan:

“Shtëpia e parë u mbarua! Faleminderit të gjithë atyre që dhuruan në fondet për tërmetin në Shqipëri. Faleminderit ty Monika Kryemadhi që më ndihmove për ta bërë të mundur këtë gjë! Diçka kaq e bukur për t’u parë. Fiks në kohë për festa! Asgjë nuk më përmbush më shumë."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Të fundit