Flash News

POLITIKOFF

Fjalët e fundit që tha Halyna Hutchins pasi u qëllua në xhirimet e 'Rust'

Fjalët e fundit që tha Halyna Hutchins pasi u qëllua në

Një raport ka zbuluar fjalët e fundit të kineastes Halyna Hutchins, e cila humbi jetën në mënyrë aksidentale, në xhirimet e filmit "Rust".

"Los Angeles Times" ka publikuar detaje të reja rreth ngjarjes së 21 tetorit kur Alec Baldwin qëlloi kineasten, teksa provonte atë që ai mendonte se ishte një armë "e ftohtë". Arma e “ftohtë”, e cila nuk duhej të kishte plumb, në fakt e kishte një. Pasi gjuajti, dikush bërtiti, Hutchins, e cila u godit e para, ra në tokë menjëherë, dhe pas saj ra regjisori Joel Souza.

"Çfarë ka ndodhur?", pyeti Baldwin ndërsa plumbi kumboi nëpër kishë. Ishte një frazë që ai e tha pa pushim ndërsa shfaqej skena tragjike, thekson raporti.

Fjalët e fundit që tha Halyna Hutchins pasi u qëllua në

Hutchins ra në krahët e elektricistit, Serge Svetnoy. Gjaku i rridhte nga gjoksi, pasi kishte plagë hyrëse dhe dalëse dhe anëtarët e ekuipazhit u përpoqën të ndalonin gjakderdhjen. Souza, e cila ishte pas saj, po mbante shpatullën sepse plumbi që kaloi nëpër trupin e Hutchins u fut në të tijin.

"Çfarë dreqin ishte ajo? Po më djeg!" - bërtiti Souza.

Një mjeke, Cherlyn Schaefer, u thirr, ndërsa një operatore që ndihmonte Hutchins e pa në sy dhe tha: "Oh, kjo nuk është mirë".

Hutchins u përgjigj: "Jo, kjo nuk është mirë. Kjo nuk është aspak mirë."

Fjalët e fundit që tha Halyna Hutchins pasi u qëllua në

Baldëin, e uli armën në një stol të kishës ndërsa shikonte me tmerr dy kolegët e tij të gjakosur dhe përsëriste "Çfarë ndodhi?"

Hutchins ndërroi jetë disa orë më vonë, pasi u transportua me avion në spital. Ajo la pas bashkëshortin, Mateu, dhe një djalë. Souza u trajtua në spital dhe doli një ditë më vonë.

Të fundit