Flash News

POLITIKOFF

Fotinia flet për herë të parë pas daljes nga BBV

Fotinia flet për herë të parë pas daljes nga BBV

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar ish-banorja e BBV Fotini Derxho. Ajo përfundoi rrugëtimin në “BBV2” rreth një javë më herët. Teksa komentoi lojën e saj, Fotinia u shpeh disi e penduar për momentet kur sipas saj doli nga vetja gjatë debateve me Oltën.

"Mendoj që ishte palidhje momenti kur fillova të kapesha me Oltën se jam treguar shumë e sinqertë dhe kam shprehur dëshirën që ajo të mos bëhej negative se kishte një pozicion të rëndësishëm në atë shtëpi”, tha ajo. Banori më pak vetvetja është Qetsori se hyri me sëpatë në dorë dhe tani është bërë aleat me Luizin meqë i ka premtuar një vend në finale”, tha më tej Fotinia, e cila kujtoi edhe një nga këshillat e Luizit për të mos u bëre aletate me Qetsorin."

Të fundit