Flash News

POLITIKOFF

Fotoja e saj me shenjat e maskës u bë virale, infermierja në krye të luftës kundër COVID-19 ngjitet në skenën e "Sanremos"

Fotoja e saj me shenjat e maskës u bë virale, infermierja në krye

Fotoja e saj ku tregoheshin në fytyrë shenjat e maskës që mbante gjatë orëve të stërzgjatura gjatë punës me pacientët e Covid-19 kur gati e gjithë bota ishte në karantinë total, u bë virale në rrjet dhe historia e saj preku miliona njerëz.

Infermierja italiane Alessia Bonari u bëri kërkesë lexuesve në Instgram, një vit më parë që:

"Të mos e prishin përpjekjen që po bënin, të ishin altruistë, të qëndronin në shtëpi dhe kështu të mbronin ata që janë më të brishtë. Ne të rinjtë nuk jemi imun ndaj koronavirusit, ne gjithashtu mund të sëmuremi, ose akoma më keq."

Fotoja e saj e postuar në marsin e kaluar u bë simbol i luftës kundër pandemisë. Mbrëmë ajo u ngjit në skenën e "Sanremos" dhe dha një fjalim shumë emocionues nga skena e teatrit "Ariston".

Fotoja e saj me shenjat e maskës u bë virale, infermierja në krye

 “Situata është praktikisht gjithmonë e njëjtë sikur kur bëra atë fotografi, ne nuk duhet të lejojmë neglizhencën.  Të bashkuar, ne me siguri do të kemi sukses”, tha ajo  teksa fliste me producentin ekzekutiv të Sanremos, Amadeus.

“Jeta ime nuk ka ndryshuar”, shtoi ajo.

Të fundit