Flash News

POLITIKOFF

Futbollisti i 'Shakhtar Donetsk', Viktor Kornienko i bashkohet ushtrisë ukrainase

Futbollisti i 'Shakhtar Donetsk', Viktor Kornienko i bashkohet

Futbollisiti Viktor Kornienko, mbrojtësi i "Shakhtar Donetsk-ut", përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se u është bashkuar ushtrisë ukrainase në luftën kundër Rusisë.

Futbollisti 23-vjeçar i është bashkuar Forcave të Armatosura të Ukrainës vullnetarisht, duke shkruar se ai do që të ndihmojë ushtrinë.

 “Jam në Ukrainë, po ndihmoj Forcat e Armatosura. Lavdi Ukrainës. Që ne të mund të shkatërrojmë këta dreq rusë. Lavdi Ukrainës”, shkruan 23-vjeçari në postimin e tij në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Viktor Kornienko (@kornienko_vitya_)

Gjithashtu, dy futbollistët e tjerë, Andriy Yarmolenko dhe Junior Moraes kanë bërë tashmë donacione të konsiderueshme financiare për 'Forcat e Armatosura të Ukrainës'.

Forcave territoriale i është bashkuar edhe boksieri Vasiliy Lomachenko, një ish-kampion bote në tre pesha. Ndërsa kampioni i botës në peshat e rënda në WBA, IBF dhe WBO, Oleksandyr Usyk është fotografuar duke mbajtur një armë. Vitali Klitschko, ish-kampioni i WBC dhe WBO, është kryebashkiak i Kievit dhe është në kryeqytet pavarësisht nga sulmi i forcave të presidentit rus Putin.

Të fundit