Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gazetari Mitro Çela publikon mesazhet e fundit me të ndjerin Koço Devole: Spitali më duket si burg

8 muaj më parë, aktori i njohur Koço Devole ndërroi jetë pasi u infektua me Covid-19. Devole nuk ia doli dot të mposhte virusin vdekjeprurës i cili ka mbërthyer botën prej 2 vitesh.
Ndarja e tij nga jeta, ka hidhëruar jo vetëm familjarët por dhe kolegët e miqtë e tij dhe së fundmi, gazetari i njohur, Mitro Çela ka publikuar mesazhet që ka shkëmbyer me humoristin e ndjerë, njëkohësisht dhe mikun e tij.
POSTIMI I PLOTE
MESAZHE ME KOÇO DEVOILEN NGA KARANTINA…
-Pesë vitet e fundit me Koçon rrinim po thua gjithë ditën bashkë… Në mëngjes më priste afër shtëpisë. Unë – shofer, ai – pasagjer. Më pas pinim kafe në Top Channel. Ai e shoqëronte me cigare. Në orën 14:00 hanim drekë me Filipin, Dorin dhe Devin. Kuptohet vinte edhe ndonjë VIP për… muhabet… Rrallë, shumë rrallë ama, shkonim në kazino. Kërkonim fatin, por që nuk e gjetëm kurrë.
Ky rit përsëritej çdo ditë.
Por erdhi karantina. U ndamë. Zëvendësuam bisedat me mesazhet. Një ditë më tha:
-Mitro, lexova mesazhet. Pashë qe ka shumë broçkulla, por ka edhe gjëra me bereqet, që mund të jenë pjesë e ndonjë libri. Kuptohet librat bëhen pas vdekjes. Kush do ta shkruajë? Ti apo unë?… Varet nga fati, që thonë, se është shkruar në ADN…
3 prill 2019
Unë -Koço! Kam dy orë që po vi vërdallë si pordha nëpër brekë. Dua të shkruaj, por nuk po qullos dot gjë. Më duket sikur kam rrjedhur… Është sakllam, sepse ma kujton edhe Ezmerka herë pas here.
Koço -Të gjithë kemi roitur qirjo, po nuk e kuptojmë. Do vijë një ditë që nuk do njohim as veten para pasqyrës.
Unë -Koço, jemi rreth televizorit. Në orën 19.10 te RTSH shqip
jepet “Gjyetia dy.”
Koço -E kam thënë me kohë: partia më shumë na do të vdekur se sa të
gjallë.
Unë -Nuk e ka keq. Partia sheh më gjerë, sidomos kur është në
pushtet.
Koço Këtë po bën tani “Partia” që udhëheq botën. Duan të na
shfarosin të gjithëve.
7 prill 2020
Unë -More ndonjë koqe leku? Ka një llaf që të hamë me shëndet
këtë rrogë e pastaj…me sytë nga Allahu! Bëre pazar? Unë e kam të ndaluar të zbres shkallët! Diktaturë më të ndyrë se corona nuk kam parë.
Koço -Lajme të “mira” po na jep, o qirjo. Pa lekë ikim më shpejt te të shumtit. Në të sëmës i qoftë koronavirusit dhe diktaturës. Qofshi mirë të gjithë.
Unë -Nuk është lajm nga burimi. Më shumë i prodhuar nga truri im
eksiq.
Koço -Do mbetemi si çifutët në shkretëtirë. Vitin tjetër ka rrezik të
mos marrim as pensionet. Dynjaja po bie në recension. Do
hamë njëri-tjetrin?!
Unë -A do na punojnë dhëmbët, kam merak.
Koço -Neve do na hanë të parët, qirjo. Tërë kjo luftë për shfarrosjen e
pleqve po bëhet. Ushqeu mirë që kur të të hanë të thonë: “Mbrëmë u kënaqëm. Kemi ngrënë një Mitro të zgarrës dhe një
Koço të furrës!”
Unë -Sikur t’i ndërrojmë? Mishi im, besoj, ka më shije nga furra!
Koço -Të shkon mendja se kush do të hajë ty? Unë mendoj se Berisha
nuk e pranon mishin tënd. Kur nuk të hëngri të gjallë, kur të
“kalli” deputet, nuk ka llogjikë të të pranojnë të pjekur në
tavolinë. Rama? Jo dhe jo. Kam lexur dedikimin e Ramës te libri “Kurban-i”, “Mitro, armik i dashur!” Dhe ti e di mirë: armiqtë vriten. Nuk hahen!
Unë -Po Ben Blushi?
Koço -Beni nuk të ha. Ke qenë mik i babait, Kiço Blushit. Po të të
hajë ty, do t’i duket sikur ha babain?… Kështu disa orë do
shëtisësh tavolinë më tavolinë!… Ç’na gjeti, qirje Mitro!
Karantina na budallallepsi fare. Flasim e shkruajmë gomarllëqe
si kryeministri ynë. Nga karantina e ka dhe ai që flet
hajvanllëqe… U ula të ha qirjo. Flasim nesër. Natën.
Unë -Uaa! Sa mirë të shkoi mendja. Po ha edhe unë. Më kishte dalë nga mendja.
8 prill 2020
Unë -Mirëdita! Sot harrova e hëngra dy herë mëngjes! Kam një
kërkesë: Mund të ma shtysh pjekjen në furrë? Kam dy arsye:
Së pari, ta hamë rrogën që na dha nga xhepi Filipi. Së dyti, bëra foto. Isha dobësuar. Vendosa të ha tërshërë që të majmem, sepse jo më kot hanë tërshërë kuajt. Po të piqem sot, i vendosur mbi tavolinë, ngrënësit me thika e pirunj në duar, do të thonë: Zhapë dhe si mish kau i pa tredhur, ky Mitroja?!
22 prill 2020
Unë -Si të kam Koço? Unë sikur u mësova brenda shtëpisë. Nuk e
rruaj fare… mjekrën. Kruhem për qejf me Ezmerkën. Bëj video
reklamë me nipin.
Koço -Unë mirë jam, Mitro xhani, veçse kjo karantina sikur po na
budallalleps nga pak. Rrimë në shtëpi dhe flasim përçart. E ke
edhe ti këtë përshtypje?
Unë -Shenjë e mirë. Kishte bërë një libër Flamur Bërdëllima: “Jemi
shtuar ne, budallejtë.” Të kam edhe ty si personazh, Mitro, më
tha. Kështu mua nuk ka çfarë më bën karantina. Jam në libër.
Koço -Mirë thotë kënga: “Lum si ne, e lum si ti, Shqipëri që s’ke
pleqëri.”
Unë -Ai që e ka bërë këtë këngë, ka qenë budalla. Ndryshe kënga
nuk do jetonte kaq gjatë.
Koço -Ke të drejtë, budallallëqet mbahen mend.
Unë -Shyqyr që e kemi kuptuar, pa na e thënë Filipi!
Koço -Sakllam.
26 prill 2020
Unë -Si të kam Koço djali? Më mori në telefon Filipi. Qenkam i
marrë, thashë. Por jo. Donte një punë për stërnipin e vjerrit.
3 maj 2020
Unë -Faleminderit, qirjo! Si ke qenë? Unë sot e theva robërinë. Dola
një orë nga liqeni. Të fala nga Ezmerka.
17 tetor 2021
Unë -Qirjo, si je? Pyetje koti. Nuk mund të jesh sëmurë sot, që Filipi
mbush 65 vjeç.
Koço -Filipi të bëhet 100 vjeç, por unë nuk jam hiç mirë. U bë një
javë që pi koqe. Mos kam virus? Ty të kam për ndërhyrje. Ku ta
bëj tamponin?
19 tetor 2021
Koço -E bëra tamponin. Dola pozitiv. Mund të flasësh me Kel Jotin,
drejtorin e spitalit? Mbase duhet të shtrohem në spital…
22 tetor 2021
Koço -U shtrova. Shefja e pavjonit, Najada, më priti mirë. Por nuk e
di – spitali më duket si burg. Jam mërzitur që natën e parë.
30 tetor 2021
Unë -Fola me Piperon. Do të vijë këto ditë.
Koço -Erdhi Pipero. Bëmë edhe një foto. E di çfarë më tha? “Nuk ke
asgjë. Je sëmurë se të ka ikur humori! Kërko humorin të shërohesh. Edhe nga analizat e tua, del se virusi është arratisur.” Por unë mendoj se Pipero flet si e bija e Zeqos majë thanës. Dua të dal nga spitali… Jam bërë derr… Më ka ardhur goca nga Amerika. Dua të çmallem me të… Mund ta bisedosh edhe ti me Najadën?
3 nëntor 2021
Unë -Fola me Najadën. Më tha se nuk është dakort që të shkosh në shtëpi. Ia bëra të ditur që ti këmbëngul. Mbase i bën mirë, i thash…
4 nëntor 2021
Koço nuk u përgjigj… Ky ishte mesazhi i fundit…
Djali i Koços -Do e marrim Koçon në shtëpi. Të lutem na duhen dy bobola me oksigjen.
Në shtëpi aktori i madh qëndroi disa orë. Brenda ditës u kthye në spital. U fut në intubim…




Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38