Flash News

POLITIKOFF

Gigi Hadid mbyll llogarinë e saj në Twitter-in pas vendimeve të Elon Musk për kompaninë

Gigi Hadid mbyll llogarinë e saj në Twitter-in pas vendimeve të

Gigi Hadid njoftoi se do të largohet nga Twitter pas blerjes së platformës nga Elon Musk, duke e quajtur Twitter-in një "gropë urrejtjeje dhe fanatizmi". Supermodelja 27-vjeçare njoftoi në Instagram se çaktivizoi llogarinë e saj në Twitter të premten mes pushimeve masive nga puna, përfshirë ekipin e të drejtave të njeriut.

"Për një kohë të gjatë, por veçanërisht me udhëheqjen e saj të re," shkroi Hadid për Musk, "po bëhet gjithnjë e më shumë një gropë e urrejtjes dhe fanatizmit dhe nuk është një vend tek i cili dua të jem pjesë."

Ajo ka shtuar një falje për fansat e saj në platformë, duke shkruar se i pëlqente të lidhej me ta.

"Unë nuk mund të qëndroj në një vend që s’është i sigurt për askënd," vazhdoi ajo, "dhe s’është më as një platformë sociale që do të bëjë më shumë mirë sesa dëm."

Gigi Hadid mbyll llogarinë e saj në Twitter-in pas vendimeve të

Krahas deklaratës së saj, ajo ndau edhe postimin në Twitter të Këshilltares së të Drejtave të Njeriut, Shannon Raj Singh, për shkarkimin e saj nga gjiganti i teknologjisë. Kujtojmë se Twitter pushoi afërsisht gjysmën e fuqisë punëtore të premten me një email drejtuar stafit duke shpjeguar se shkurtimet ishin "të nevojshme për të siguruar suksesin e kompanisë".

Shumë njerëz të tjerë të njohur kanë zgjedhur të largohen nga Twitter, pasi Elon Musk e mori atë nën drejtim.

Gigi Hadid mbyll llogarinë e saj në Twitter-in pas vendimeve të

Të fundit