Flash News

POLITIKOFF

Gjykata merr vendimin për çështjen e Britney Spears, kujdestaria i mbetet babait

Gjykata merr vendimin për çështjen e Britney Spears,

Javën e shkuar, këngëtarja doli para Gjykatës dhe për herë të parë foli për të gjithë dramat që e kanë ndjekur prej mbi 10 vitesh dhe kjo u kthye në një nga çështjet më të diskutuara në rrjet, ku sigurisht thuajse të gjithë ishin pro këngëtares.

Gjykata merr vendimin për çështjen e Britney Spears,

Fakte tronditëse të kontrollit që kishte i ati mbi të ishin si fakti që nuk e lejojnë të bëhet nënë dhe të martohet dhe shumë detaje të tjera private që e bënë Britney-n të preket para gjykatëses.

Por pavarësisht kësaj, gjykata duket se nuk e ka marrë në konsideratë këtë fakt dhe ka vendosur në favor të këngëtares.

Gjykatësja Brenda Penny, që kryeson çështjen përpara Gjykatës Supreme të Los Angelesit, nënshkroi një vendim të ri, i cili vazhdon t’i japë babait të Britney, Jamie Spears kontrollin mbi jetën e saj.

Pas këtij vendimi, një peticion i ri kërkon lirinë e Spears pritet të paraqitet së shpejti.

Të fundit