Flash News

POLITIKOFF

Granit Xhaka për ndeshjen e sotme: Zero frikë nga Portugalia, Ronaldo nuk do të ndikojë në lojën tonë

Granit Xhaka për ndeshjen e sotme: Zero frikë nga Portugalia, Ronaldo

Kapiteni i Zvicrës dje ka dalë në konferencë për shtyp në kuadër të takimit të sotëm në orën 20:00 kundër Portugalisë. 30-vjeçari është i bindur në mundësitë e helvetëve, sidomos pas fitores bindëse kundër Serbisë, ku ai ishte qendra e provokimeve të serbëve.

“Ajo ndaj Serbisë ishte një ndeshje me shumë emocione, por nervozizmi, adrenalina dhe gëzimi janë pjesë e futbollit. Të premten zhvilluam një ndeshje të shkëlqyer, e dinim se Serbia ishte shumë e rrezikshme, por pavarësisht vështirësive, ishte një fitore e merituar. Sidoqoftë, ajo ka kaluar dhe kemi punuar shumë për sfidën e radhës”.

Xhaka nuk i druhet sulmuesit dhe askujt te luzitanët dhe as Cristiao Ronaldos.

“Kur kemi nisur këtë aventurë nuk kemi vendosur kufij apo objektiva. Dëshira jonë është që të avancojmë sa më shumë. Jemi të lumtur për gjithçka kemi bërë, por nuk duam të ndalemi me kaq. Synojmë t’i krijojmë probleme Portugalisë dhe jemi të bindur se mund t’ia dalim”, deklaroi Granit Xhaka gjatë konferencës së djeshme për shtyp krah trajnerit Murat Jakin.

Të fundit