Flash News

POLITIKOFF

Graniti thotë se do kish flirtuar me Semin

Graniti thotë se do kish flirtuar me Semin

Në“Fan Club”, sot ka qenë i ftuar Graniti - i eliminuari i fundit i shtëpisë së BBV - ku ka folur për eksperiencën e tij në shtëpinë e Big Brother dhe përballjet e para jashtë saj.

Ish-futbollisti pranoi se Semi është vajza që i pëlqente më shumë dhe madje rrëfeu se po të mos kishte një raport aq të komplikuar jashtë shtëpisë, do flirtonte patjetër me të.

“Me Semin do flirtoja nëse s’do kisha punët e ngatërruara me të dashurën jashtë. Kemi qëndruar më së shumti së bashku. Më pëlqen në pamje sigurisht dhe tipi i saj. Semi, Arjola, Sheila më kanë provokuar. Ka qenë shkaku për me arrit qëllimin me u ndje Fifi keq. Por gjithsesi zemra ishte jashtë”, tha ai.

Ai tregoi po ashtu se ka folur me të dashurën - me të cilën gjërat i kishte lënë pezull jashtë - dhe e kanë lënë të takohen e të bisedojnë rreth marrëdhënies së tyre.

“I ka ardhur keq për mua. Dhe më kërkoi falje për letrën që dërgoi, pasi mendon se ajo letër më penalizoi. Gjithashtu më tha se e ka përjetuar edhe ajo keq eliminimin tim”,- tregoi ai.

Të fundit