Flash News

POLITIKOFF

"Gucci" bëhet e para markë që pranon pagesat me kriptomonedha

"Gucci" bëhet e para markë që pranon pagesat me

Së shpejti do të mund të përdorni Bitcoin për të blerë Gucci. Marka luksoze Gucci ka njoftuar se do të pranojë pagesa me kriptovaluta në vende të caktuara. Për projektin pilot, klientët do të jenë në gjendje të paguajnë me kriptomonedhë në vende në Nju Jork, Los Anxhelos, Miami, Atlanta dhe Las Vegas duke filluar nga fundi i majit.

"Gucci" bëhet e para markë që pranon pagesat me

Klientët së shpejti do të jenë në gjendje të paguajnë për blerjet e tyre me mbi 10 kriptomonedha, duke përfshirë monedha të njohura gjerësisht si Bitcoin (BTC), Ethereum (ETH) dhe 5 monedha të qëndrueshme të lidhura me USD (GUSD, USDC, USDP, DAI dhe BUSD). Por marka po pranon gjithashtu pagesa nga më shumë kriptovaluta të veçanta, si Dogecoin (DOGE) dhe Shiba Inu (SHIB). Dogecoin filloi si një shaka, por u rrit në vlerë pasi miliarderi teknologjik Elon Musk tha se monedha e bazuar në meme mund të përdoret për të blerë mallra Tesla.

"Gucci" bëhet e para markë që pranon pagesat me

"Gucci është marka e parë luksoze dixhitale dhe kjo është faza tjetër e udhëtimit të kompanisë Ëeb 3.0," tha marka në njoftim.

Të fundit