Flash News

POLITIKOFF

Hailey dhe Justin Bieber drejt divorcit?

Hailey dhe Justin Bieber drejt divorcit?

Pavarësisht thashethemeve për divorc, Justin dhe Hailey Bieber janë “shumë të lumtur së bashku”, siç konfirmon një burim i afërt i tyre. Ky i fundit e ka përgënjeshtruar lajmin e krisjes mes çiftit për "People".

“Çifti po shkon shumë mirë. Nuk ka divorc, kjo nuk është e vërtetë. Ata janë shumë, shumë të lumtur”, tha ai.

Duke dashur t’i tregojë audiencës se janë mirë bashkë, Hailey Bieber ka postuar një story në Instagram me një foto të bashkëshortit të saj. Në të, këngëtari shihet i shtrirë në shtrat, duke u përqafuar me qenin e tyre.

Thashethemet rreth martesës së saj me Justin Bieber nisën pasi babai i saj Stephen Baldwin ngriti shqetësime për mirëqenien e çiftit. Konkretisht, ai ka ripostuar një mesazh në rrjetet sociale ku i kërkon publikut të lutet për vajzën dhe bashkëshortin e saj.

Të fundit