Flash News

POLITIKOFF

Hapet panairi i librit ‘Tirana 2021’

Hapet panairi i librit ‘Tirana 2021’

Edicioni i 24-të i Panairit të Librit në Tiranë, “Tirana 2021” do të mbahet duke nisur nga sot, 17 deri më 21 nëntor 2021 në "Pallatin e Kongreseve" në Tiranë.

'Shoqata e Botuesve Shqiptar', organizatore e panairit ka bërë të ditur se panairi që nis të mërkurën, do t’i  kthehet formës së vjetër tradicionale me ekspozimin e librave nga botues të ndryshëm. Gjatë këtij panairi, sipas organizatorëve do të ekspozohen botime më të mira të autorëve shqiptarë dhe të huaj, sidomos botimet e  viteve të fundit.

Organizatorët premtojnë ulje çmimesh për librat e ekspozuar dhe në fund edhe ndarjen e çmimeve të panairi në disa kategori. Pjesë e edicionit të këtij viti do të jenë dhe botuesit nga Kosova, të cilët, sipas 'Shoqatës së Botuesve të Kosovës' do të prezantojnë botimet e tyre më të reja. Vitin e kaluar Panairi i Tiranës nuk ishte mbajtur për shkak të COVID-19.

Ju kujtojmë se në panair do të gjeni dhe botimet e "Politiko".

Hapet panairi i librit ‘Tirana 2021’

Të fundit