Flash News

POLITIKOFF

Harry ka një titull të ri

Harry ka një titull të ri

Princi Harry ka një titull të ri pune - por nuk ka asnjë lidhje me familjen mbretërore. Sipas reporterit mbretëror Omid Scobie, Princi Harry sapo është bërë Zyrtari Kryesor i Ndikimit në kompaninë e stërvitjes dhe shëndetit mendor 'Better Up'.

"Roli i tij përfshin strategjinë e produktit, advokimin publik dhe më shumë," shkroi Scobie në Twitter.

Harry ka një titull të ri

"Better Up" është një markë e dedikuar për të punuar me individë dhe kompani për të siguruar trajnime dhe mbështetje të shëndetit mendor për punonjësit.

Harry ka qenë një fans i organizatës edhe më parë dhe tashmë që është pjesë e saj është shumë i lumtur.

Ky titull i ri për Harry-n vjen disa javë pas intervistës të tij dhe gruas, Meghan Markle me Oprah Winfrey, ku Markle zbuloi luftën e saj me shëndetin mendor gjatë shtatzënisë me Archie. Dukesha e Sussex zbuloi se vuante nga mendime dhe ide vetëvrasëse dhe iu refuzua ndihma nga institucioni.

 

Të fundit