Flash News

POLITIKOFF

"Home hub" ndryshimi në 'smartphone' që lehtëson jetën e përditshme

"Home hub" ndryshimi në 'smartphone' që

"Home Hub" është një sistem i ri i kontrollit të shtëpisë nëpërmjet një tableti inovativ 8,4 inç, në CES 2022. 'Home Hub' i ri ofron akses të shpejtë në pajisjet dhe shërbimet e lidhura të shtëpisë në një mënyrë të personalizuar, ndërkohë që përmirëson përdorimin e aftësive të inteligjencës artificiale dhe SmartThings për të krijuar zgjidhje të zgjuara.

"Home hub" ndryshimi në 'smartphone' që

“Samsung Home Hub sjell lidhjen brenda një smart home si kurrë më parë, duke e bërë jetën e përditshme më të lehtë. Home Hub për përdoruesit ofron një përvojë të personalizuar duke kujtuar preferencat dhe opsionet e pajisjeve elektroshtëpiake në një shtëpi, ndërsa ndërfaqja intuitive i lejon çdo anëtari të familjes të kryejë punët e shtëpisë shpejt dhe me efikasitet,” tha Hyesoon Yang, Zëvendëse Presidente dhe Shefe e Eksperiencës së Klientit në Digital Appliances Business të Samsung Electronics.

"Home hub" ndryshimi në 'smartphone' që

Samsung Home Hub sjell veçori që i lejojnë përdoruesit jo vetëm të menaxhojnë pajisjet elektroshtëpiake brenda një smart home, por edhe rutinat e përditshme dhe një listë të punëve të shtëpisë që anëtarët e familjes duhet të bëjnë. Home Hub mund të lidhet me çdo pajisje brenda ekosistemit SmartThings, duke përfshirë pajisjet inteligjente elektroshtëpiake të prodhuara nga Samsung. Gjithashtu, janë zbuluar dhe opsionet shtesë të lidhjes me pajisje të tjera të smart home, si kontrolli i dritës ose sistemi i mbylljes së dyerve.

Të fundit