Flash News

POLITIKOFF

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme

Dashi

Këtë të enjte mund të jeni pak të inatosur në dashuri, ndaj përpiquni të mos ushqeni polemika të panevojshme. Në punë, nga ana tjetër, dëshironi të përfshiheni dhe tani e tutje do ta keni këtë mundësi.

Demi

Në dashuri, nëse keni takuar një person që bën t’ju rrahë zemra fort, largoni hezitimin dhe shkoni drejt pasionit të ri. Në punë, nga ana tjetër, ndiqni qëllimet tuaja dhe jepni më të mirën nga vetja!

Binjakët

Qiell i bukur për ndjenjat, nëse jeni në çift prej kohësh nuk e përjashtoj mundësinë e legalizimit të bashkimit! Nga ana tjetër në punë favorizohet intuita dhe punët krijuese.

Gaforrja

Në dashuri keni dyshimet tuaja nëse partneri/ja ka ndjenja të vërteta ndaj jush. Shqetësimi juaj shtohet pasi mendoni se përkundër ndjenjave të gjysmës tjetër, tuajat janë të qarta. Dhe tani po kërkoni konfirmim të vazhdueshëm. Më shkoqur: Doni ta dëgjoni shpesh se sa ju do. Ndryshime vijnë në punë.

Luani

Qielli i bukur për ndjenjat, çiftet në lidhje afatgjatë mund të vendosin të hedhin një hap të rëndësishëm. Në punë, megjithatë, nuk e përjashtoj mundësinë e një ndryshimi rrënjësor të detyrave.

Virgjëresha

Në sferën e dashurisë mund të takoni një person të këndshëm, prandaj largoni ndrojtjen dhe mos u mbyllni në shtëpi. Në punë, nga ana tjetër, keni ide të mira, por bëjeni zërin tuaj të dëgjohet.

Peshorja

Në dashuri mund të lindë pak pakënaqësi, përpiquni ta shpërfillni, rikuperim nga e nesërmja 22. Në punë, sidoqoftë, mos u tutni, por realizoni qëllimet tuaja.

Akrepi

Në dashuri kjo e enjte është dita e duhur për të diskutuar disa çështje të rëndësishme me partnerin. Në punë keni ide të mira, bëjini të vlejnë.

Shigjetari

Në dashuri jeni mjaft nervoz, kohët e fundit partneri nuk mund të kuptojë se cilat janë nevojat tuaja reale. Në punë, nga ana tjetër, dëshironi të ndryshoni dhe të jeni më i përfshirë.

Bricjapi

Ndiheni më të qetë dhe më të gatshëm për t’u përballur me sfidat që i kishit menduar të pamundura muajt e fundit. Së shpejti do të merrni kënaqësi shpërblyese në punë.

Ujori

Në dashuri, nëse kohët e fundit keni takuar një person të mirë, hidhuni në "sulm" dhe kultivoni marrëdhënien. Në punë mund të vini re ngadalësime, por mos u acaroni.

Peshqit

Këto ditë janë të bukura për ndjenjat, nëse keni një person në zemër, mos hezitoni të dilni me "gjoksin" përpara. Megjithatë në punë jeni në pritje të një konfirmimi, ndiqni qëllimin tuaj dhe gjithçka do të shkojë ashtu siç duhet. 

 

Të fundit