Flash News

POLITIKOFF

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme

Dashi

Ditë e vështirë në dashuri kjo e hënë 19, distancohuni nga ata që ju zemërojnë. Projekti i punës me të cilin po punoni prej disa kohësh, mund të jetë i suksesshëm.

Demi

Ditë pozitive në dashuri, mund të bëni takime të reja. Në punë realizoni projektet tuaja me guxim.

Binjakët

Po kërkoni qartësi në marrëdhënien në çift. Nuk ka qenë një periudhë e mirë pune, por mund të keni mundësi të reja. Jini të kujdesshëm.

Gaforrja

Është një fillim javë që ju hap dyert për këndvështrime të reja dashurie, mos e humbisni rastin. Në punë jeni gati për të bërë zgjedhje të rëndësishme.

Luani

Mund të keni takime të reja, mos hezitoni të ecni përpara. Edhe në punë dita e hënë duket premtuese.

Virgjëresha

Jeni të lodhur, por përpiquni të gjeni kohë për dashurinë mes angazhimeve të ndryshme që ju kanë përfshirë. Jeni pak të shqetësuar në planin e biznesit, por mos u shqetësoni, nuk ka asgjë që mos mund të funksionojë.

Peshorja

Pas pak ditësh Afërdita do të hyjë në shenjën tuaj, mund të përjetoni një lajm të madh në dashuri. Puna nuk ju krijon vështirësi, gjithçka po shkon mirë.

Akrepi

Ditë interesante për takime të reja, qoftë edhe në dashuri. Mos mendoni gjithmonë për punën, relaksohuni duke rendur pas gjysmës tjetër.

Shigjetari

Ndiheni si të kapur në grackë në këtë marrëdhënie, ndoshta jeni hedhur me nxitim në hapa të mëdha. Disa situata pune mund t’ju sjellin veçse kënaqësi.

Bricjapi

Është moment i vështirë për çiftet “historike”. Nga ana tjetër është një moment i mirë për të nisur projekte të reja biznesi.

Ujori

Ditë pozitive si për takime të reja ashtu edhe për të konsoliduar marrëdhënie të qëndrueshme. Në punë, përgatituni të pranoni një kompromis.

Peshqit

Është një e hënë pozitive edhe në dashuri. Në punë priten ca lajme, mos u mërzitni nëse ju kushtojnë mund e djersë, "c’est la vie". 

 

Të fundit