Flash News

POLITIKOFF

Humbi derbin me “Djajtë e Kuq”, Ronaldo braktis United?

Humbi derbin me “Djajtë e Kuq”, Ronaldo braktis United?

Cristiano Ronaldo duket se tashmë e ka në mëdyshje qëndrimin ose jo në klubin e Manchester United. Një artikul i The Sun, shkruan se Ron-i mund ta ketë të ardhmen e tij në pikëpyetje.

E gjitha erdhi pasi ylli i futbollit mungoi në derbin e humbur dhe skuadra duket se nuk është shumë e vendosur nëse do të duhet të vijojë bashkëpunimin me të.

Ronaldo u hoq nga formacioni kryesor i United që luajti përballë Manchester City në derbin e zhvilluar dje. Shkak ishte një problem që ai kishte në ijë.

Pas tërheqjes që trajneri Rangnick i bëri, Ronaldo vendosi të mos paraqitet me shokët e skuadrës as për vaktin e drekës. Kjo ngjalli dyshime dhe shqetësime.

Ende nuk dihet arsyeja se pse Ronaldo nuk iu bashkua skuadrës, por thuhet se ai tashmë ka udhëtuar drejt shtëpisë së tij në Portugali. Dhe të hënën mbrëma as klubi dhe as përfaqësuesit e tij nuk mund të konfirmonin se ku ishte apo nëse do të ishte në seancën stërvitore të së martës.

Lojtarëve iu dha një ditë pushimi të hënën dhe priten të kthehen në Carrington sot.

Menaxheri i përkohshëm Ralf Rangnick ka këmbëngulur që lojtarët të bëjnë të gjithë rehabilitimin e tyre në Mançester dhe jo jashtë vendit nëse lëndohen.

United u mposht 4-1 të dielën. E megjithatë e ardhmja e Ronaldos nuk është i vetmi problem që shqetëson skuadrën. Ylli i anglezëve, Rashford, u shfaq i frustruar gjatë gjithë lojës pasi trajneri e la jashtë  11-tës startuese në Etihad.

Rahford nuk do të ketë aspak të vështirë të mendojë për herë të parë në karrierën e tij, largimin nga Old Trafford.

Të fundit