Flash News

POLITIKOFF

Çifti i parë të përputhur, Andi dhe Tea largohen nga programi

Çifti i parë të përputhur, Andi dhe Tea largohen nga

Andi dhe Tea janë kthyer në dy nga personazhet më të komentuar. Në kaq pak kohë, ata kanë marrë famë të garantuar nga "Përputhen" dhe njëkohësisht dhe njëri0tjetrin. Megjithëse shumë persona janë skeptik për vazhdimësinë e marrëdhënies së tyre, dyshja pohojnë se janë përputhur dhe ndaj kanë marrë edhe vendimin për t`u larguar nga programi më i ndjekur në televizionet shqiptare.

Andi i propozoi mbrëmë Teas në Përputhen Prime" që të largohen bashkë nga programi për ta vazhduar lidhjen jashtë e për të patur mundësinë për ta shijuar në privatësi.

“Mos të intimidohemi më nga kamerat, të jemi të lirë, kur të jetë për tu puthur të puthemi, kur të jetë për tu përqafuar të përqafohemi dhe kur të jetë për të bërtitur të bërtasim. Tani e kam kuptuar ç’do të thotë të përputhesh se tani e ndjej Tean si njeriun e duhur për veten time, pse jo të mos kaloj dhe gjithë jetën me të”-tha Andi ndërsa Tea e pranoi propozimin për ta vazhduar lidhjen jashtë.

Të fundit