Flash News

POLITIKOFF

Igli Zarka, përballë Ilir Shaqirit në DWM: Jam si cjapi te kasapi

Igli Zarka, përballë Ilir Shaqirit në DWM: Jam si cjapi te kasapi

Igli Zarka u shfaq në një Paso Doble të zjarrtë në mbrëmjen e parë të spektaklit “Dance With Me” në Tv Klan. Akoma më ngacmuese se vallëzimi, është atmosfera mes tij dhe Ilir Shaqirit pas përplasjeve të herëpashershme që të dy kanë pasur në Big Brother. Gjithsesi, ndërsa Igli thotë se ndodhet si “cjapi te kasapi”, Iliri nuk ka vendosur ta “therë”.

Kështu, pyetjes së Alketës se si është atmosfera mes Iglit dhe Ilir Shaqirit që nga ato kohë të vjetra, Igli u përgjigj: “Shumë mirë. Më fal, po më merret fryma. Është shumë emocion”.

Në fakt, kjo është tema e këtyre ditëve, sepse dhe mami im ka qenë shumë e merakosur. Mami, në fakt, ka qenë fanse e Ilirit dhe gjithë meraku është tani si do reagojë Iliri me Iglin”, – ndërhyri Ermali si për t’i shtuar bisedës edhe disa nota humori.

Edhe meraku im ky ishte, se jam si cjapi te kasapi” – ia ktheu Igli.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by TV KLAN (@rtvklan)

Por Iliri nuk preferoi të komentonte për ‘kohët e vjetra’ në Big Brother: “Pa doreza, mendoj që ti ke bërë një punë më të mirë se sa ajo që prisja” – tha kryetari i jurisë duke iu referuar vetëm performancës së aktorit në skenë.

Të fundit