Flash News

POLITIKOFF

Iliri flet për Monikën: U përpoqa ta tërheq drejt finales

Iliri flet për Monikën: U përpoqa ta tërheq drejt finales

Fituesi i "Big Brother Vip 1", Ilir Shqiri, ka qenë sot i ftuar në "Breaking" në Top News. Ndër të tjera, Iliri u pyet dhe për marrëdhënien e tij me Monikën, e cila vetëm disa ditë para përfundimit të BBV, duket se u kris.

Ai tha në "Breaking" se nuk e ka parë kurrë Monikën si finaliste, por gjithsesi u përpoq ta tërhiqte drejt finales.

“Nuk e kam parë kurrë si finaliste. U përpoqa ta tërhiqja drejt finales, pasi nga dinamikat e ndodhura në shtëpi thosha e meritonte. Por këtë gjë e vendos publiku, jo unë. E stresuan parashikimet e mia dhe krijonin një linjë diskutimi. Jemi kukulla të një formati shumë të famshëm dhe nëse do bënin atë që bënte Monika, që unë e zgjova, do ishim kukulla të gjumit dhe rehatisë”, u shpreh Iliri.

Të fundit