Flash News

POLITIKOFF

Ish-bashkëshortja e Eminem tenton të vetëvritet?

Ish-bashkëshortja e Eminem tenton të vetëvritet?

Ish-bashkëshortja e Eminem, Kim Scott, ka tentuar vetëvrasje. Ngjarja vjen menjëherë pasi Scott humbi nënën e saj pak kohë më parë.

ish-bashkëshortja e Eminem është dërguar me urgjencë në spital të Michigan-it muajin e kaluar pasi kishte tentuar që të vriste veten. Kjo ngjarje ka ardhur pas humbjes së njeriut të saj të shtrenjtë, nënës.

‘The Daily Beast’ ka raportuar se policia kishte marrë një telefonatë më 30 korrik, sipas së cilës Scott kishte tentuar të kryente vetëvrasje. Forcat e policisë u gjendën menjëherë në vendngjarje.

Sipas policisë, Scott është gjetur e shtrirë në dysheme me damarët e prerë në pjesën e pasme të këmbës dhe dyshemenë e larë në gjak.

Menjëherë ajo është dërguar në spital ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe trajtimin psikologjik. Scott pas lirimit nga spitali, po vijon trajtimin në shtëpi.

 

Të fundit