Flash News

POLITIKOFF

Italia fillon përgatitjet për “Eurovision 2022”

Italia fillon përgatitjet për “Eurovision 2022”

Delegacioni nga transmetuesi italian “RAI” ka udhëtuar drejt zyrave qendrore të EBU në Gjenevë për të nisur përgatitjet për “Eurovision 2022”. Ditën e martë, drejtuesi i RAI Uno, Claudio Fasulo dhe kryetari i delegacionit Simona Matorelli u takuan me supervizorin e Eurovision Martin Osterdahl dhe anëtarë të Eurovision Refrence Group.

 “Ka shumë entuziazëm për Eurovision Song Contest në Italy. Fitorja është kombinuar me rilindjen për të cilën Italia ka shumë nevojë. Mezi po presim të punojmë me grupin për të prodhuar një super event në Itali në 2022”, tha kryetarja e delegacionit.

Kjo është hera e parë që të gjithë organizatorët u takuan bashkë pas nisjes së pandemisë. Ndërkohë drejtuesit nuk kanë dhënë shumë detaje në lidhje me organizimin.

Të fundit