Flash News

POLITIKOFF

Iu bashkua ushtrisë kundër sulmeve ruse, vritet aktori ukrainas

Iu bashkua ushtrisë kundër sulmeve ruse, vritet aktori ukrainas

Aktori ukrainas Pasha Lee është vrarë dje në Irpin, teksa forcat ruse pushtuan qytetin në perëndim të Kievit, sipas raporteve lokale. Shërbimi i lajmeve televizive TSN dhe Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Odesa thanë se aktori (i cili gjithashtu përmendet si Pavlo Li dhe Pasha Li) ishte 33 vjeç.

Lee thuhet se u bashkua me Forcat e Mbrojtjes Territoriale të Forcave të Armatosura të Ukrainës javën e kaluar për të mbrojtur vendin e tij të lindjes gjatë pushtimit në vazhdim.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram të shtunën, Lee shkroi "Për 48 orët e fundit ka një mundësi për t'u ulur dhe për të bërë një foto se si po bombardojmë, dhe ne po buzëqeshim sepse do t'ia dalim dhe gjithçka do të jetë UKRAINE ???? ???? PO PUNOJMË !!!”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ПАША ЛИ | АКТЕР | TV HOST (@pashaleeofficial)

Aktori ka pasur një sërë rolesh, ku mund të përmendim komedinë e vitit 2019 "Meeting of Classmates", filmin aksion sportiv të vitit 2017 "The Fight Rules"; komedinë aksion "Sefie Party" të vitit 2016 dhe komedinë/dramë të vitit 2012 Zvychayna Sprava. Ai gjithashtu ishte prezantues në kanalin DOM dhe bëri punë dublimi në filma të tillë si Mbreti Luan dhe Hobbit, sipas një postimi në Facebook nga Sergiy Tomilenko, President i Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës. Së fundmi, Lee u shfaq në dramën televizive Provincial të vitit 2021.

Associated Press raporton se të dielën granatimet ruse vazhduan në periferi të Kievit, duke përfshirë Irpin, të cilit i ishte ndërprerë energjia elektrike, uji dhe ngrohja për tre ditë. Të paktën katër civilë u vranë gjatë bombardimeve pranë urës në Irpin teksa u përpoqën të largoheshin nga luftimet, raportoi Neë York Times.

Të fundit