Flash News

POLITIKOFF

Jeff Bezos premton 1 miliard dollarë për përpjekjet për të kundërshtuar efektet katastrofike të ndryshimeve  klimaterike

Jeff Bezos premton 1 miliard dollarë për përpjekjet për

Jeff Bezos të hënën premtoi të japë 1 miliard dollarë grante këtë vit, me fokus në përpjekjet e ruajtjes dhe kundwrshtimit tw efekteve katastrofike tw ndryshimeve klimaterike.

Premtimi vjen përmes "Bezos Earth Fund", të cilin themeluesi dhe kryetari i Amazon e filloi në vitin 2020 për të ekzekutuar zotimin e tij prej 10 miliardë dollarësh për të luftuar ndryshimet klimatike. "Bezos Earth Fund" ka premtuar se do tw dhurojë rreth 1 miliard dollarë në vit për aktivistët, shkencëtarët dhe grupet e tjera që punojnë për të adresuar krizën klimatike të globit, me një qëllim për të shpenzuar 10 miliardë dollarë deri në vitin 2030.

Pas fokusit të këtij viti në ruajtjen, fondi tha se në vitet e ardhshme synon të mbështesë përpjekjet rreth restaurimit të peizazhit dhe transportit të sistemit ushqimor.

Jeff Bezos premton 1 miliard dollarë për përpjekjet për

Të fundit