Flash News

POLITIKOFF

"Jennifer Lopez dhe Ben Affleck do të ndahen", ish-bashkëshorti i parë i Jlo nuk beson në martesën e saj

"Jennifer Lopez dhe Ben Affleck do të ndahen",

Beniffer është e destinuar të shkojë në divorc. Ky është opinioni i ish-bashkëshortit të parë të Jennifer Lopez.

Ojani Noa, 48-vjeçar, ka thënë se ‘Jlo i pëlqen të jetë e dashuruar’, por e humbet interesin pasi i ka kaluar pasioni. Daily Mail raporton se Noa u njoh me J-Lo kur ishte një refugjat kubanez në Miami, megjithatë ruajti një profil të ulët derisa u nda përfundimisht në vitin 1998.

“Ben është bashkëshorti numër katër. Unë isha bashkëshorti numër një dhe ajo më tha se isha dashuria e jetës së saj. Kur u shtrimë në shtrat natën e dasmës, ajo tha se do të ishim bashkë përgjithmonë”,- kujton Noa.

Përveçse është martuar katër herë, këngëtarja 53-vjeçare është fejuar gjashtë herë, duke përfshirë dy herë me aktorin e “Good WSill Hunting”, me rreth 20 vjet diferencë.

Nuk e kisha idenë se kush ishte ajo. Sytë tanë panë njëri-tjetrin dhe mendova se ajo ishte gruaja më e bukur që kisha parë ndonjëherë”,- thotë Noa për takimin e parë me artisten e famshme.

Kishte veshur një bluzë të bardhë dhe pantallona. Mbaj mend që mendova se kishte trupin më të mirë që kisha parë ndonjëherë. Më vonë ajo më tha se e dinte që natën e parë që do të martohej me mua”, shtoi më tej Noa.

Të fundit