Flash News

POLITIKOFF

Johnny Depp dëshmon për herë të parë kundër Amber Heard: Nuk e meritoja këtë, qëllimi im është vetëm e vërteta

Johnny Depp dëshmon për herë të parë kundër Amber

*Johnny Depp po jep tani dëshminë e tij në gjyqin kundër ish-bashkëshortes, Amber Heard.

Johnny Depp ka paditur ish-bashkëshorten e tij Amber Heard për shpifje në shtetin amerikan të Virxhinias, lidhur me një artikull që ajo shkroi për Washington Post në 2018. Yjet e profilit të lartë duke përfshirë James Franco, Paul Bettany dhe Elon Musk janë planifikuar gjithashtu të japin dëshmi gjatë seancës gjashtë javore.

Sot është dita e pestë e seancës gjashtë javore dhe aktori Johhny Depp, për herë të parë po dëshmon kundër aktores.

Depp thotë se qëllimi i tij është e vërteta dhe po e bën këtë për fëmijët e tij.

"E vërteta është e vetmja gjë për të cilën jam i interesuar. Jam i fiksuar me të vërtetën. Sot, është hera e parë që më jepet mundësia të flas për këtë çështje,"- sapo tha Depp.

"Kam qenë një person shumë privat. Të vi këtu dhe të jem përballë jush dhe të them të vërtetën është goxha ekspozim. Nuk është ekspozim vetëm për mua por për familjen time, për fëmijët e mi. Gjë që nuk duhej të shkonte kështu. Nuk them që jam i turpëruar se po bëj gjënë e duhur."

"Nuk e meritoja ketë."

Dëshminë e tij mund ta ndiqni tani livë në videon e mëposhtme:

Të fundit