Flash News

POLITIKOFF

Jonida Shehu tregon pse u mbyll emisioni i saj në TCH dhe i thotë "jo" prezantimit me Krastën

Jonida Shehu tregon pse u mbyll emisioni i saj në TCH dhe i thotë

Gazetarja Jonida Shehu ka qenë sot e ftuar në "ABC e Pasdites" me moderatorin Ermal Peçi ku edhe foli për largimin e saj nga Top Channel dhe mbylljen e emisionit "Soiree". Shehu tregoi arsyet pse u mbyll emisioni dhe theksoi se ishte një produksion i realizuar nga vetë ajo.

“Soiree ishte një projekt i një ekipi  që u bën bashkë dhe menduan që të bënin diçka të bukur, ndryshe. Dhe për mua ishte diçka ndryshe nga ato që kisha bërë deri në atë moment. Për fat të keq ne u detyruam ta ndërprisnim dhe ka shumë njerëz që më shkruajnë akoma ‘A do të filloj programi?”  Situata e pandemisë na vendosi në pozita të vështira që nuk dinim më si do të realizohej ky proces, dhe u vendos si nga ne, por dhe televizioni që ishte bashkprodhue ta ndalonin”.

E ndërsa pyetjes nëse do të prezantonte sërish me Adi Krastën ajo tha që jo:

“Unë e kam provuar dhe nuk është kaq e thjeshtë. Nëse do më kthenin serish, të më thonin të prezantoja prapë do thoja Jo”.  

Të fundit