Flash News

POLITIKOFF

Justin Bieber flet për martesën me Hailey-n: Viti i parë ishte shumë i vështirë, ndihesha si i detyruar

Justin Bieber flet për martesën me Hailey-n: Viti i parë ishte

Në vitin 2018, Justin Bieber i dha fund beqarisë duke kurorëzuar në martesë lidhjen e tij me modelen e njohur Hailey, që tashmë ka marrë mbiemrin e Bieber.

Çifti i të dashuruarve organizuan një martesë ekstravagante në 30 shtator të vitit 2019 në Karolinën e Jugut.

Justin Bieber flet për martesën me Hailey-n: Viti i parë ishte

Justin Bieber ka dhënë një intervistë për "Mirror" dhe ka treguar se pavarësisht si duket nga jashtë, çdo martesë ka problematikat e saj. Si dhe theksoi se viti i parë i martesës ishte tepër i vështirë, sa që i dukej çdo ditë që ndihej sikur e kishin detyruar ta bënte këtë martesë. Po nga vinte e gjitha kjo?! Pse mund të ndihesh në këtë mënyrë me dikë që dashuron?

Justin Bieber flet për martesën me Hailey-n: Viti i parë ishte

“Viti i parë i martesës ka qenë shumë i vështirë. Kishim shumë mungesë të besimi ndaj njëri-tjetrit. Janë disa gjëra që nuk dëshiron t’i pranosh te personi me të cilin je, sepse janë të frikshme.”

Më pas ai tha që:
'Ne thjesht po krijojmë momente si çift, si familje, po ndërtojmë kujtime.'
 
'Dhe është e bukur që ne kemi atë ndjesinë e të priturit me padurim. Më parë, jeta ime në shtëpi ishte e paqëndrueshme. Unë nuk kisha asgjë të rëndësishme. Nuk kisha dikë që ta doja. Nuk kisha dikë që mezi ta prisja. Por tani e kam atë.'

Të fundit