Flash News

POLITIKOFF

Justin dhe Hailey Bieber flasin për problemet e tyre në martesë dhe planet për të ardhmen

Justin dhe Hailey Bieber flasin për problemet e tyre në martesë

Çifti Justin&Hailey  Baldëin kanë folur rreth martesës së tyre dhe betejave me të cilat janë përballur ata të dy si çift. Dyshja ka diskutuar rreth sfidave që kanë hasur që kur u martuan, në një episod në podcast-in e ri të "In Good Faith" me Chelsea & Judah Smith.

"Ne kemi pasur gjithmonë kaq shumë biseda rreth qëllimeve tona: Ku donim të ishim në një moshë të caktuar? Ne gjithmonë kemi folur për dëshirën për t'u martuar, për të pasur një familje të re dhe për të pasur fëmijë," – është shprehur këngëtari kanadez.

Kujtojmë se këngëtari dhe modelja u martuan në shtator të vitit 2018 dhe kanë shprehur prej kohësh dëshirën për të krijuar familjen e tyre. Në dokumentarin "Justin Bieber: Our World", Justin tha se ata do të fillonin të provonin për një fëmijë në fund të vitit 2021.

Bieber pranoi në këtë podcast se nuk ka qenë gjithmonë e lehtë, veçanërisht për shkak se ai ishte ende duke punuar me problemet e shëndetit mendor gjatë kohës së dasmës së tyre.

Justin dhe Hailey Bieber flasin për problemet e tyre në martesë

"Kam përjetuar kaq shumë gjëra në jetën time. Kaq shumë momente historike dhe kam udhëtuar nëpër botë dhe kam parë shumë gjëra. Dhe sapo arrita në një vend ku isha i vetmuar, thjesht nuk doja t'i bëja të gjitha vetëm. E kuptova se duhej të shërohesha seriozisht në mënyrë që të arrija në një vend ku mund të kisha një marrëdhënie të shëndetshme dhe serioze, sepse kisha shumë trauma dhe plagë. Kështu që, thjesht u angazhova për të punuar në ato gjëra dhe duke u bërë i shëndetshëm."

Justin dhe Hailey u ndanë për herë të parë në vitin 2016 dhe u rikthyen bashkë në vitin 2018 dhe u fejuan atë korrik të atij viti.

“Për fat, Hailey më pranoi ashtu siç isha”, tha Bieber. “Edhe kur u martuam, kishte ende shumë dëme dhe lëndime që më duhej t'i përballoja, por ju e keni parë zemrën time përmes të gjithave”.

Ndërsa Hailey tha se nuk është lëkundur kurrë:

"Unë isha me të. Mora një vendim. E dija me fakte që e kisha dashur këtë person për një kohë shumë të gjatë dhe nuk ishte koha të hiqja dorë prej tij. Thjesht nuk do t'ia bëja një gjë të tillë," –tha ajo. "Imagjinoni të braktisni dikë në mes të periudhës më të keqe të jetës së tij. Unë nuk jam ai lloj personi. Kështu që unë do qëndroja pa marrë parasysh se cili do të ishte rezultati."

Të fundit