Flash News

POLITIKOFF

‘Ka lidhje jashtë programit’, djemtë e ‘Love Story’ hedhin akuza kundër fronistes

‘Ka lidhje jashtë programit’, djemtë e ‘Love

Viliani dhe Andi kanë hedhur dyshime se Daniela mund të ketë një lidhje jashtë programit. Ata shprehen se fronistja nuk është e interesuar për ta, ndaj aludojnë se mund të jetë e lidhur jashtë dhe në program vjen për lojë.

‘Ka lidhje jashtë programit’, djemtë e ‘Love

Viliani: Me intuitën time, unë kam parë që ka një lidhje jashtë. Më duket vetja sikur kam ardhur këtu të dal në televizor, të bëj një takim para kamerave me Danielën, tha puth dhe ciao. Ka frikë se Daniela mund të ketë një lidhje jashtë.

Andi: Ndoshta dhe po, ajo e ka thënë vetë në emision se i ka ofenduar të gjithë meshkujt, pastaj kërkon falje. Të nesërmen thotë që janë të vegjël, janë të trashë, nuk janë për mua, janë budallenj. Do të thotë që nuk është e interesuar për asnjë nga djemtë. Daniela ka ardhur thjesht për lojë, por as lojën nuk di ta luajë.

Daniela: Unë ia kam shpjeguar Vilianit që nuk ka asnjë mes meje dhe një tjetri jashtë, po të kishte nuk do isha këtu ku jam sot. Nuk do dilja në takim me ty, nuk do të puthja ty.

Viliani: Atë dua të më shuash dyshimet./Class

Të fundit