Flash News

POLITIKOFF

"Ka përfunduar me sherr", Afrona Dika rrëfen detaje nga ndarja me Bleron

"Ka përfunduar me sherr", Afrona Dika rrëfen detaje nga

Afrona Dika është rikthyer në intervista e dalje mediatike pas një heshtje të gjatë. E një nga çështjet rreth të cilave ka më shumë kuriozitet është ndarja e saj nga Blero. 

E ftuar në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, ajo ka treguar se si përfundoi lidhja e tyre. 

Thjesht nuk ka funksionuar më, kur e sheh se non-stop vjen tek një pikë që duhet ta diskutosh edhe nuk sheh më rrugëdalje tjetër edhe e vëren që nuk funksionon më atëherë mirë është me vendos diçka që të jetë e mirë për të dy anët. Prandaj edhe ne vendosëm që ta përfundojmë këtë martesë”, ka thënë ajo. 

E pyetur nëse martesa e tyre është mbyllur me sherr apo në mënyrë të qytetëruar, ajo u përgjigj: “Nuk kemi sot kontakt dhe gjithçka ka përfunduar, për këtë pyetje ndoshta mundem me thënë se ka përfunduar me sherr”. 

Sidoqoftë, ajo u shpreh se tani është e lumtur dhe se po ndihet më mirë se kurrë. 

Të fundit