Flash News

POLITIKOFF

Kandidatët për çmimin e madh, 4 finalistët e BBVK 2

Kandidatët për çmimin e madh, 4 finalistët e BBVK 2

Janë zbuluar emrat e katër finalistëve të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.

Edona James ishte e para nga konkurrentët që iu përmend emri si finaliste. Mund të thuhet lirshëm se ajo ka qenë fenomeni i këtij edicioni.

I dyti që siguroi një biletë për në finale ishte këngëtari rugovas, Blerando Lajçi. 

Banori i tretë që u kualifikua në finalen e madhe të 2 shkurtit ishte Lumbardh Salihu, i cili gjithashtu ka qenë një prej konkurrentëve më të fortë të këtij edicioni.

Ndërsa e fundit që iu përmend emri ishte konkurrentja nga Shqipëria, Shqipe Hysenaj. Gjatë qëndrimit në shtëpi, ajo është shquar për debate të forta dhe një lojë mjaft interesante.

Kandidatët për çmimin e madh, 4 finalistët e BBVK 2

Të fundit