Flash News

POLITIKOFF

Kanye West ka vendosur të mos flasë me askënd për 30 ditë

Kanye West ka vendosur të mos flasë me askënd për 30

Kanye West ka dëgjuar dhe folur aq shumë kohët e fundit sa vendosi të bëjë një "detox" për 30 ditë! West, i cili falë Elon Musk i është rikthyer Twitter-it njoftoi se ka vendosur "të mos i flasë askujt për 1 muaj". 

"Nuk do të flas me askënd për të paktën 1 muaj. Do të bëj një agjerim verbal. Zero alkool. Zero film për të rritur. Zero seks. Asgjë. Amen!"- shkruan Kanye i cili e mbyll statusin duke thënë se "Twitteri i tij është ende "flakë"!

Reperi ka qenë i shinjestruar dhe "ndëshkuar" nga disa prej bashkëpunëtorëve të tij më të mirë që pas deklaratave të bëra në lidhje me hebrenjtë. West humbi gjithashtu statusin e milionerit, por sidoqoftë për aktualisht është në biseda e sipër për blerjen e një platforme alternative "Parler" të cilën e quan si një platformë të paanshme ku "zërat e shquar amerikanë" do të të mund të flasin drejt.

Të fundit