Flash News

POLITIKOFF

Kate do të jetë pjesë e podkastit të Meghan së shpejti

Kate do të jetë pjesë e podkastit të Meghan së shpejti

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, së shpejti do të jetë e ftuara e kunatës së saj, Meghan Markle, në podkastin e saj Archetypes, ka pohuar një ekspert mbretëror.

Eksperti mbretëror Neil Sean pohoi në kanalin e tij në YouTube se Kate mund të shfaqet në podkastin e Meghan muajin e ardhshëm, ndërsa do të vizitojë Shtetet e Bashkuara. Meghan i ka bërë ftesë Kate-it për të qenë mysafire në podkastin e saj, kur ajo dhe Princi Harry vizituan Britaninë e Madhe për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth në shtator.

Sipas një raporti nga 'She Finds', Princi William dhe Kate Middleton do të jenë në Boston për çmimet Earthshot Prize më 2 dhjetor – kështu që podkasti mund të realizohet shumë shpejt.

Të fundit