Flash News

POLITIKOFF

Hobi interesant i karantinës së Kate Middleton dhe Princeshë Charlotte-s

Hobi interesant i karantinës së Kate Middleton dhe Princeshë

Një eksperte mbretërore ka folur për një aktivitet që Kate Middleton dhe vajza e saj Princeshë Charlotte pëlqejnë të bëjnë bashkë.

Katie Nicholl tregoi në një intervistë për "Ok!" se Dukesha e Kembrixhit dëshiron që fëmijët e saj të kalojnë kohë duke mësuar jashtë.

"Ajo u takua me fëmijët që kishin mësime jashtë shtëpisë dhe i pyeti ata se si e shijuan," tha Nicholl.

"Ajo e pa përfitimin nga e gjithë kjo. Kate është e vetëdijshme për kohën e ekranit dhe përpiqet të kufizojë fëmijët që ekspozohen shumë. Kur fëmijët kanë pushim, ajo i merr ata jashtë dhe argëtohen sëbashku."

Të dy prindërit janë të dhënë pas fëmijëve të tyre dhe mundohen t`i lënë sa më larg teknologjisë dhe argëtohen në kohën e lirë jashtë dhe me aktivitete të ndryshme.

Po ashtu, Katie ka treguar dhe për një hobi të veçantë që Dukesha Kate dhe Princesha Charlotte kanë dëshirë të bëjnë në natyrë.  Duke qenë jashtë dhe në natyrë sigurisht që përballesh dhe me zvarritës dhe insekte të ndryshme. Kjo mesa duket nuk i pëlqen shumë princeshës së vogël.

"Charlotte është një adhuruese e madhe e merimangave dhe i pëlqen t'i shikojë dhe të mësojë rreth tyre, kështu që ata vazhdojnë me gjueti merimange në mënyrë që ajo t'i shohë nga afër dhe më pas t'i lejojë të shkojnë".

Të fundit